Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Prishtinë, 9 gusht 2010

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PSHDNJ) i EULEX-it në Kosovë, si mekanizëm i pavarur i llogaridhënies për shkeljet e pretenduara të drejtave të njeriut, i shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-it në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. PSHDNJ nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm vetëm merret me konstatimin nëse ka pasur apo jo shkelje të drejtave të njeriut dhe bën formulimin e rekomandimeve për veprime korrigjuese. Në këto veprime nuk përfshihet komentimi me para.  PSHDNJ i ushtron funksionet e veta në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.

PSHDNJ e mban sesionin e tij të radhës ndërmjet 13 dhe 15 shtatorit 2010. Në mënyrë që opinioni i gjerë të njihet me PSHDNJ-në dhe me funksionin e tij, si dhe për t’ju mundësuar atyre që të parashtrojnë ankesa, Paneli i lut përfaqësuesit e shtypit që të publikojnë informata lidhur me panelin dhe mandatin e tij.

Për më shumë informata, duke përfshirë edhe formularët e ankesave dhe udhëzimeve për mënyrën e parashtrimit të ankesës, ju lutemi vizitojeni faqen tonë të internetit www.hrrp.eu  ose caktoni takime për të vizituar anëtarët e sekretarisë në ndërtesën e PSHDNJ-së, rruga Rrustem Statovci Nr 29 në Prishtinë, tel. 043-78 2125.

Ju lutemi shikojeni fletushkën dhe njoftimin e bashkëngjitur.

 

Shënime për botuesin:

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PShDNj) për Misionin EULEX në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, do të bëjë shqyrtimin e ankesave nga personat që pretendojnë të jenë viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e Misionit EULEX në Kosovë gjatë ushtrimit të mandatit të tij ekzekutiv. PShDNj-ja nuk është organ gjyqësor apo disiplinor. Ky mekanizëm vetëm do të shikojë se a janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut apo jo dhe do të formulojë rekomandime për veprime korrigjuese. PShDNj-ja është e pavarur në ushtrimin e funksioneve të cilat do t’i kryejë në mënyrë të paanshme dhe me integritet.