Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut - Bashkimi Evropian
Paneli i shqyrton ankesat të cilat i parashtrohen mbrenda gjashtë muajve nga data e shkeljeve të pohuara. Paneli vendos nëse ankesa është e pranueshme dhe kur është e pranueshme, shqyrton ankesën dhe i paraqet të gjeturat nëse EULEX-i ka shkelur ligjin e të drejtava të njeriut i cili është i aplikueshëm në Kosovë. Kur Paneli përcakton se shkelja ka ndodhur, të gjeturat e tij mund të përfshijnë rekomandime të pa-detyrueshme për veprim riparues nga Shefi i Misionit. Rekomandimet e Panelit dhe veprimet pasuese nga Shefi i Misionit janë të publikuara në gjuhën Angleze, Shqipe dhe Serbe në web-faqen e Panelit. |