Fushata informuese

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) është duke ndërmarrë një fushatë informuese për të njoftuar publikun e gjerë rreth mandatit dhe funksionit të tij. Në këtë fushatë përfshihen takime me OJQ dhe organizata civile, me ministra përkatës dhe me zyrtarë të qeverisë/administrates lokale në nivelin rajonal dhe komunal. Gjithashtu Paneli mban intervista në radio, TV dhe gazeta.

Gjatë takimeve në fushatën informuese njoftohet rreth mandatit, funksioneve dhe punës së Panelit, si dhe ligjit në fuqi me të cilin funksionon Paneli. Aty përfshihet edhe pjesa e pyetjeve – përgjigjeve gjatë takimeve dhe në fund pjesëmarrësve iu jepen broshura, postera dhe formularë për ankesë në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe.

Të gjithë ata, me të cilët ka bashkëvepruar Paneli, në veçanti OJQ-të, janë përgjigjur në mënyrë shumë pozitive dhe kanë marrë pjesë me entuziazëm në këto takime informuese, ngjarje dhe seminare. Marrëdhënie të shkëlqyera pune janë zhvilluar midis Panelit dhe partnerëve të tij në të gjitha nivelet gjatë kësaj fushate. Deri më tani kjo fushatë informuese ka qenë mjaft e suksesshme.


Raport rreth Fushatës Informuese

 Raporti i çerekut të parë, nga data 1 janar deri më datën 30 nëntor 2011.

Outreach Report from 1 January until 31 December 2012 (pdf)

Outreach Report from 1 January until 31 December 2013 (pdf)

Outreach Report from 1 January until 31 December 2014 (pdf)

Outreach Report from 1 January until 31 December 2015 (pdf)

Outreach Report from 1 January until 31 December 2016 (pdf)