Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut - Bashkimi Evropian
Paneli shqyrton ankesat që parashtrohen brenda afatit gjashtë mujor nga data e shkeljes së pretenduar. Paneli vendos nëse ankesa është e pranueshme apo e papranueshme, shqyrton ankesën dhe nxjerr të gjeturat nëse EULEX-i ka shkelur ligjin për të drejtat e njeriut, të zbatueshëm në Kosovë. Kur Paneli përcakton se ka ndodhur shkelja, gjetjet e tij mund të përfshijnë rekomandime jo detyruese për veprime korrigjuese nga shefi i Misionit. Rekomandimet e Panelit dhe veprimet pasuese nga shefi i Misionit në lidhje me zbatimin e atyre rekomandimeve publikohen në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe në faqen e internetit të Panelit. |