Sesioni preliminar -

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Prishtinë, 6 maj 2010

Anëtarët e Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PShDNj), përfshirë edhe anëtarin zëvendësues, mbajtën sesionin e parë planifikues nga data 4 deri 6 maj 2010 në Prishtinë.  

Më 4 maj, Zëvendësshefi i Misionit EULEX në Kosovë, z. Roy Reeve, i emëroi të tre anëtarët e përzgjedhur të PShDNJ. Anëtarët e PShDNj-së, znj. Magdalena Mierzewska, z. Antonio Balsamo dhe z. Francesco Florit u emëruan në detyrë për një periudhë një vjeçare me mundësi vazhdimi. Znj. Gabriele Gaube u emërua si anëtare zëvendësuese e Panelit dhe ajo do të zëvendësojë z. Francesco Florit , i cili është gjykatës nga EULEX-i, në rast të ndonjë konflikti të interesit.

Paneli, i cili do të bëjë shqyrtimin e ankesave të personave që pretendojnë të jenë viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e Misionit EULEX në Kosovë gjatë ushtrimit të mandatit të tij ekzekutiv, është themeluar pas një vendimi të Bashkimin Evropian më 20 nëntor 2009. Anëtarët e Panelit do të veprojnë në atë drejtim që Paneli t’i kryen funksionet e tija në mënyrë të paanshme dhe me integritet.

Në këtë sesion preliminar, anëtarët e panelit diskutuan çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me punën e tyre, miratuar rregulloren e punës më 5 maj dhe gjithashtu caktuan z. Antonio Balsamo kryesues të PShDNj-së.

Sesioni i parë i rregullt i PShDNj-së do të mbahet në Prishtinë nga 9 deri 11 qershor 2010. Pas këtij sesioni, PShDNj-ja do të mbajë takime të rregullta dhe do t’i ushtrojë funksionet e saja brenda ndërtesës së saj. Sekretariati i Panelit do të udhëhiqet nga zyrtari i lartë ligjorë, z. John J Ryan.

 

Shënime për botuesin:

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PShDNj) për Misionin EULEX në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, do të bëjë shqyrtimin e ankesave nga personat që pretendojnë të jenë viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e Misionit EULEX në Kosovë gjatë ushtrimit të mandatit të tij ekzekutiv. PShDNj-ja nuk është organ gjyqësor apo disiplinor. Ky mekanizëm vetëm do të shikojë se a janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut apo jo dhe do të formulojë rekomandime për veprime korrigjuese. PShDNj-ja është e pavarur në ushtrimin e funksioneve të cilat do t’i kryejë në mënyrë të paanshme dhe me integritet.