Paneli Shqyrtues për të Drejtat e Njeriut - Raport për seancën

Komunikatë për shtyp
Numër                         02-2014
Data                            30.04.2014
Personi kontaktues     John J. Ryan

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 20-të në Prishtinë nga data 7 deri më 9 prill 2014.

Paneli ka shpallur katër lëndë të papranueshme. Në dy prej tyre Paneli ka gjetur se nuk është treguar që EULEX-i ishte përfshirë në ndonjë cilësi në çështjet për të cilat ishin paraqitur ankesat. Prandaj, këto ankesa kanë dalë jashtë kompetencave të Panelit. Dy lëndë të tjera kishin të bënin me procedurat pranë Kolegjit të Apelit të Agjencisë Kosovare të Pronës të Gjykatën Supreme të Kosovës dhe pranë një gjykate penale në Kosovë. Si në shumë lëndë të mëparshme lidhur me ankesat e ngjashme, Paneli ka konstatuar se nuk ka kompetencë për të shqyrtuar procedurat gjyqësore të gjykatave të Kosovës, edhe në qoftë se gjykatësit e EULEX-it ulen në trupin gjykues.

Në një lëndë, ankuesja ka kërkuar rishqyrtimin e ankesës së saj. Paneli ka konkluduar se nuk ka pasur bazë për ta rishqyrtuar atë, pasi ankuesja nuk ka paraqitur ndonjë dëshmi të re.

Të gjitha vendimet do të publikohen në faqen e internetit të Panelit pasi të përkthehen në gjuhën shqipe dhe serbe.

Seanca e radhës e Panelit planifikohet të mbahet nga data 26 deri më 28 maj 2014.

Gjatë katër muajve të fundit ka pasur një rritje të dukshme të numrit të lëndëve në Panel. Që nga fillimi i vitit 2014 janë regjistruar 29 lëndë të reja. Tani për tani janë 48 lëndë të pazgjidhura në Panel, pesëmbëdhjetë prej të cilave u janë komunikuar palëve, e një është shpallur e pranueshme. Lëndët e tjera janë në shqyrtim e sipër.

Për informata të mëtejshme lidhur me Panelin dhe praktikat e tij gjyqësore shih faqen e internetin www.hrrp.eu.

Shënim për redaktorin,
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut  (PSHDNJ) për  EULEX-in në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. PSHDNJ nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje apo jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompenzimin me të holla. PSHDNJ i ushtron funksionet e veta në mënyrë të paanshme dhe me integritet.