Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Prishtinë, 21 korrik 2010

Më 19 dhe 20 korrik 2010, Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PSHDNJ) e mbajti një sesion i cili iu kushtua programit të tij për sensibilizim.

Në lidhje me këtë, PSHDNJ ka mbajtur sesionin njoftues rajonal me OJQ-të, përfaqësuesit e shoqërisë civile, përfaqësuesit e komunave, organizatat rinore dhe PK-në në Gjilan, Ferizaj, Prizren, Peja dhe  Mitrovica.

PSHDNJ i ka njoftuar pjesëmarrësit për mandatin dhe punën e tij të deritanishme. Kjo pastaj u pasua me diskutime, mes tjerash, lidhur me perceptimet dhe pritjet e popullatës nga PSHDNJ-ja. Pjesëmarrësit e kanë theksuar rëndësinë e pavarësisë së PSHDNJ-së, si dhe domosdoshmërinë për transparencë gjatë punës së tij dhe nevojës së publikimit të gjetjeve dhe rekomandimeve të tij.

Përveç kësaj, kryesuesi i PSHDNJ-së, Z. Antonio Balsamo, ka realizuar intervista me Radio Dukagjinin dhe me gazetën Zëri më 20 korrik 2010. 

Dy radio, ajo e UNMIK-ut dhe e KFOR-it kanë filluar transmetimin e njoftimeve reklamuese për PSHDNJ-në më korrik 2010, kurse gazeta Zëri tashmë e ka botuar një artikull për PSHDNJ-në në qershor 2010.

PSHDNJ do ta organizojë sesionin e tij të radhës prej 13 deri 15 shtator në Prishtinë.

 

Shënime për botuesin:

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PShDNj) për Misionin EULEX në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, do të bëjë shqyrtimin e ankesave nga personat që pretendojnë të jenë viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e Misionit EULEX në Kosovë gjatë ushtrimit të mandatit të tij ekzekutiv. PShDNj-ja nuk është organ gjyqësor apo disiplinor. Ky mekanizëm vetëm do të shikojë se a janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut apo jo dhe do të formulojë rekomandime për veprime korrigjuese. PShDNj-ja është e pavarur në ushtrimin e funksioneve të cilat do t’i kryejë në mënyrë të paanshme dhe me integritet.