Sesioni – Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Komunikatë për shtyp

Numri               05-2010
Datë                15.09.2010

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) mbajti sesionin e tretë të rregullt në Prishtinë prej dates 13 shtator deri më 15 shtator 2010.

Paneli vuri në dukje se (13) trembëdhjetë ankesa janë parashtruar dhe regjistruar në Sekretariat gjatë javëve të fundit dhe Kryetari i Panelit i ka caktuar ankesat tek Raportuesit. Paneli ka shqyrtuar (4) katër ankesa dhe i ka shpallur si të papranueshme. Vendimet rreth këtyre rasteve iu kanë dorëzuar parashtruesve të ankesave si dhe Shefit të Misionin dhe gjithashtu janë publikuar në webfaqen e Panelit.

Paneli ka vazhduar me fushatën informues perms takimeve me profesor Dr. Haki Demollin, Ministër i Drejtësisë dhe me Drejtorin Ekzekutiv të Qendrës Juridike të Kosovës. Poashtu janë mbajtur takime edhe me zyrtarët ligjor të KFOR-it, si dhe me përfaqësuesit ligjor, të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komunitetit nga Zyra Civile Ndërkombëtare dhe Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian.

Paneli gjithashtu ka mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me mandatin e tij dhe veprimtaritë e ndërmarra deri më tani. Kjo konferenca për shtyp është incizuar për transmetim nga televizioni kosovar “TV 21” dhe televizioni shqiptar “Top Channel TV”.

Shef i ardhshëm i Stafit të EULEX-it, i shoqëruar nga Ushtruesi I Detyrës së Shefit të të Drejtave të Njeriut dhe Zyres për çështje gjinore i ka bërë një vizitë kortezie Panelit në zyret e tij më 14 shtator 2010.

Sesioni i ardhshëm i Panelit është caktuar të mbahet nbë Prishtinë nga data 22 nëntor deri më 26 nëntor 2010.

 

Shënime për botuesin:

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PShDNj) për Misionin EULEX në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, do të bëjë shqyrtimin e ankesave nga personat që pretendojnë të jenë viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e Misionit EULEX në Kosovë gjatë ushtrimit të mandatit të tij ekzekutiv. PShDNj-ja nuk është organ gjyqësor apo disiplinor. Ky mekanizëm vetëm do të shikojë se a janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut apo jo dhe do të formulojë rekomandime për veprime korrigjuese. PShDNj-ja është e pavarur në ushtrimin e funksioneve të cilat do t’i kryejë në mënyrë të paanshme dhe me integritet.