Përgënjeshtrim i artikullit “Salustros i rrezikohet imuniteti”, i gazetës Tribuna, të datës 14 shkurt 2013

Komunikatë për shtyp
Numër:                                02-2013
Datë:                                    14.02.2013
Personi kontaktues:    John J. Ryan

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka vërejtur i befasuar një artikull të botuar nga gazeta Tribuna më 14 shkurt 2013, që ju referohet rastit Agim Zogaj, të njohur si “Dëshmitari X”.

Paneli konfirmon se ky rast është në pritje dhe se do të shqyrtohet si çdo rast tjetër i parashtruar.

Sidoqoftë, Paneli thekson faktin se nuk ka mandat për t’ju hequr imunitetin zyrtarëve të EULEX-it. Ndryshe nga çfarë është deklaruar në atë artikull, Paneli nuk rekomandon e as nuk ofron ndonjë kompensim me para për ankuesit.

Paneli thekson se të gjitha supozimet rreth përmbajtjes dhe përfundimit të këtij rasti janë përgjegjësi që bien vetëm mbi autorin e tekstit dhe redaktorin. Është për keqardhje që nuk ka pasur hulumtim të duhur në lidhje me artikullin dhe po ashtu publikut ju është ofruar informatë sensacionale dhe mashtruese.

Për informata të tjera lidhur me Panelin dhe praktikat e tij gjyqësore vizitoni faqen e internetin www.hrrp.eu.

Shënim për redaktorin,
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut  (PSHDNJ) për  EULEX-in në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. PSHDNJ nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje apo jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompenzimin me të holla. PSHDNJ i ushtron funksionet e veta në mënyrë të paanshme dhe me integritet.