Sesioni i Parë i Rregullt -

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Prishtinë, 11 qershor 2010

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PSHDNJ) mbajti sesionin e parë të rregullt në Prishtinë prej datës 9 qershor deri më 11 qershor 2010.  

Gjatë këtij sesioni PSHDNJ, në bazë të këshillës së dhënë nga Shërbimi juridik i Këshillit të BE-së, ka vazhduar me rishikimin e Rregullore së punës. Rregullorja e punës, e ndryshuar është miratuar dhe i është dërguar për miratim Shërbimit juridik në Bruksel.  

PSHDNJ po ashtu, ka sjellë një vendim (PSHDNJ 1 dhjetor /2010) për fillimin e pranimit të ankesave prej datës 9 qershor 2010.  

 PSHDNJ ka mbajtur takime me Ombudspersonin  e Kosovës, drejtorin për të Drejtat e njeriut dhe të Komuniteteve dhe shefin e Seksionit për Monitorim Ligjor, OSBE, shefin e Zyrës, UNHCHR, Kosovë dhe shefin e Zyrës, Këshilli i Evropës, Kosovë.

Veç kësaj, PSHDNJ është takuar edhe me OJQ-të për të drejtat e njeriut. PSHDNJ ka informuar OJQ-të për mandatin e vet dhe të veprimeve të deritanishme. Më pas është zhvilluar një diskutim, veç tjerash, për perceptimet e OJQ-ve dhe pritjet e PSHDNJ-së , vetëdijesimin publik mbi të drejtat e njeriut në Kosovë dhe fushatën e PSHDNJ-së për informim.   

OJQ-të janë paraqitur vullnetarë për të ndihmuar gjatë kësaj fushate, ndërsa në kuadër të fushatës për informim PSHDNJ ka vendosur që të takohet me OJQ-të në nivel rajonal duke filluar prej datës 19 deri 21 korrik.

PSHDNJ po ashtu, ka vendosur për mbajtjen e sesionit të vet të rregullt prej datës 13 deri 15 shtator  2010.   

 

Shënime për botuesin:

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PShDNj) për Misionin EULEX në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, do të bëjë shqyrtimin e ankesave nga personat që pretendojnë të jenë viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e Misionit EULEX në Kosovë gjatë ushtrimit të mandatit të tij ekzekutiv. PShDNj-ja nuk është organ gjyqësor apo disiplinor. Ky mekanizëm vetëm do të shikojë se a janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut apo jo dhe do të formulojë rekomandime për veprime korrigjuese. PShDNj-ja është e pavarur në ushtrimin e funksioneve të cilat do t’i kryejë në mënyrë të paanshme dhe me integritet.