Sesioni – Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Komunikatë për shtyp

Numër              07-2010
Dat                   10.12.2010
Ëkontakri          John Ryan

Paneli për Rishqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Paneli për Rishqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur sesionin e katërt të rregullt në Prishtinë prej datës 6 deri më datën 8 dhjetor 2010.

Paneli vuri në dukje se dymbëdhjetë (12) ankesa janë ende në pritje dhe dy (2) prej këtyre ankesave janë shpallur të papranueshme. Vendimet e papranueshmërisë janë dërguar tek parashtruesit e ankesave si dhe tek Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, dhe njëherësh do të publikohen së shpejti në faqen e internetit të Panelit.

Dy (2) ankesa të tjera janë dorëzuar tek Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë për vërejtje dhe komente për pranueshmërinë dhe bazueshmërinë e këtyre rasteve. Shqyrtimi i këtyre rasteve do të vazhdoj në sesionin e radhës së Panelit që do të mbahet në muajin shkurt të vitit 2011, pas pranimit të vërejtjeve dhe komenteve nga Shefi i Misionit dhe nga parashtruesi i ankesës.

Përveç shqyrtimit të ankesave, Paneli ka vazhduar me fushatën e vet informuese që është në vazhdim e sipër, duke organizuar në bashkëpunim me Qendrën Juridike të Kosovës, një ligjëratë për të drejtat e njeriut dhe një gosti. Kjo ngjarje është ndjekur diku nga 32 pjesëmarrës, përfaqësues të OJQ-ve dhe organizatave të shoqërisë civile, të cilët kanë ndihmuar Panelin në për të realizuar fushatën informuese.

Zotëri Silvio Bonfigli, Shef i ri i Departamentit të Drejtësisë së EULEX-it në Kosovë, i ka bërë një vizitë kortezie Panelit më 6 dhjetor në zyrat e saj, dhe ishte njoftuar rreth mandatit dhe aktivitetet e Panelit.

Për më shumë informata rreth Panelit ju lutemi shikoni www.hrrp.eu.

Shënime për botuesin:

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PShDNj) për Misionin EULEX në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, do të bëjë shqyrtimin e ankesave nga personat që pretendojnë të jenë viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e Misionit EULEX në Kosovë gjatë ushtrimit të mandatit të tij ekzekutiv. PShDNj-ja nuk është organ gjyqësor apo disiplinor. Ky mekanizëm vetëm do të shikojë se a janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut apo jo dhe do të formulojë rekomandime për veprime korrigjuese. PShDNj-ja është e pavarur në ushtrimin e funksioneve të cilat do t’i kryejë në mënyrë të paanshme dhe me integritet.