Komunikatë për shtyp - Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Komunikatë për shtyp
Data: 26 Qershor 2025

NJOFTIM MBI NDRYSHIMIN E ADRESËS DHE NUMRIT TË TELEFONIT TË ZYRËS

Ju njoftojmë se prej tani zyra jonë ndodhet në adresë të re dhe kemi përditësuar edhe numrin e telefonit.

Duke filluar nga data: 9 qershor 2025
Adresa e re:

rr. Tirana, ndërtesa e Derand Hotel, kati 7, nr. 6
10000
Prishtinë
Numri i ri i telefonit:
+383 (0) 49 78 1680

Të gjitha të dhënat tjera të kontaktit mbeten të pandryshuara.

Ju faleminderit për mirëkuptim.

Vendimet e Panelit, rregullorja e punës dhe raportet vjetore janë publikuar në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe: www.hrrp.eu.

 Shënime për redaktorin:

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat nga secili person që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje ose jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensim me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet.