Znj. Marina Mancini


Znj. Marina Mancini është profesoreshë e asociuar e së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Reggio Calabria, ku gjithashtu ligjëron të drejtën e Bashkimit Evropian (që nga viti 2015). Ajo është gjithashtu profesoreshë e asociuar e së drejtës penale ndërkombëtare në Universitetin LUISS në Romë (që nga viti 2007).

Znj. Mancini ka një numër të konsiderueshëm botimesh shkencore në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtës penale ndërkombëtare. Ajo është autore e librave “Stato di guerra e conflitto armato nel diritto internazionale” [Gjendja e luftës dhe konflikti i armatosur në të drejtën ndërkombëtare] (Torino, Giappichelli, 2009) dhe “Statualità e non riconoscimento nel diritto internazionale” [Shtetësia dhe mosnjohja në të drejtën ndërkombëtare] (Torino, Giappichelli, 2020). Ajo është gjithashtu anëtare e Bordit Redaktues të Vjetarit Italian të së Drejtës Ndërkombëtare.

Znj. Mancini ka përvojë të gjerë në projekte kërkimore të financuara në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe së drejtës penale ndërkombëtare. Ajo është udhëheqëse e projektit kërkimor “Avancimi i llogaridhënies për krimet ndërkombëtare përmes juridiksionit universal: Sfidat për Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare të tij dhe propozime për veprim (UNIJUR)” (2023-2026), i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të instrumentit të rimëkëmbjes NextGenerationEU. Ajo ka shërbyer gjithashtu si anëtare italiane e Komitetit Drejtues të Veprimit COST CA18228 - Global Atrocity Justice Constellations (2019-2023).

Znj. Mancini ka përfunduar studimet në drejtësi, duke u diplomuar summa cum laude në Universitetin LUISS në vitin 1998, ndërsa në vitin 2003 mori titullin Doktor i Shkencave në të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin Sapienza të Romës. Ajo ndoqi studimet pasdoktorale në të drejtën ndërkombëtare në Universitetin LUISS (2003-2005) dhe ishte ligjëruese e lartë e së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Reggio Calabria (2005-2015).

Që nga viti 2002, ajo është anëtare e Odës së Avokatëve të Romës (Ordine degli Avvocati di Roma) dhe ofron rregullisht këshillim për çështje të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Më 3 prill 2023, znj. Mancini u emërua anëtare e Panelit për Shqyrtimit e të Drejtave të Njeriut.