Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Komunikatë për shtyp

Numër 01-2025
Data16 dhjetor 2025

Komunikatë për shtyp – Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut, (Paneli) me datë 4 dhjetor 2025 mbajti përmes mjeteve elektronike seancën e tij të 58-të.

Gjatë seancës, Paneli ka shqyrtuar një (1) lëndë:

Lënda nr. 2025-01 Ilir Olloni kundër EULEX-it. Paneli shpalli këtë lëndë të papranueshme, pasi konstatoi se e njëjta bie jashtë fushëveprimit të juridiksionit të saj.

Vendimet e Panelit, rregullorja e punës dhe raportet vjetore janë të publikuara në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe: www.hrrp.eu.

Shënime për redaktorin:

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat nga secili person që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje ose jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensim me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet.