Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të NjeriutKomunikatë për shtyp Numri 06-2010 Njoftim për Media – Fushatë Informuese – Mitrovicë Paneli është themeluar nga Bashkimi Evropian për të shqytuar ankesat për shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e EULEX-it gjatë ushtrimit të mandatit të tij ekzekutiv. Paneli ushtron detyrat e veta si një mekanizëm i pavarur, i jashtëm dhe llogaridhënës me paanshmëri, integritet dhe transparencë. Paneli është angazhuar në një fushatë informuese dhe përafërimi me opinionin publik në Kosovë për t’i njoftuar ata për mandatet dhe funksionet e veta, për ç’arsye planifikon të fillojë fushatën e tij edhe në pjesën veriore të Mitrovicës më 11 nëntor. Fushata informuese përmban mes tjerash edhe takime me OJQ-të për të drejtat e njeriut dhe organizatat e shoqërisë civile, shpërndarjen e fletushkave informuese dhe posterëve, dhënien e intervistave në TV, radio dhe me gazetarë. Paneli do të përfaqësohet në takim nga ana e z. Francesco Florit, anëtar i Panelit dhe znj. Gabrielle Gaube, zv.anëtare e Panelit, z. John J Ryan, zyrtar i lartë ligjor dhe znj. Leena Leikas, zyrtare ligjore, si dhe Sekretariati i Panelit i cili do të marrë pjesë në takim gjithashtu. Për më shumë informacione për Panelit vizitoni www.hrrp.eu . Shënime për botuesin: Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PShDNj) për Misionin EULEX në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, do të bëjë shqyrtimin e ankesave nga personat që pretendojnë të jenë viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e Misionit EULEX në Kosovë gjatë ushtrimit të mandatit të tij ekzekutiv. PShDNj-ja nuk është organ gjyqësor apo disiplinor. Ky mekanizëm vetëm do të shikojë se a janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut apo jo dhe do të formulojë rekomandime për veprime korrigjuese. PShDNj-ja është e pavarur në ushtrimin e funksioneve të cilat do t’i kryejë në mënyrë të paanshme dhe me integritet. |
|