Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut - Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian ka themeluar Panelin per Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Panelin) me 29 Tetor, 2009 me mandatin që të shqyrtoj shkeljet e pohuara të të drejtave të njeriut nga misioni i EULEX-it në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit të tij ekzekutiv.

Paneli është i pavarur, trup i jashtëm i llogaridhënjës i cili i përmbush funksionet e tij me paanësi dhe inetgritet. E plotëson llogaridhënien e përgjithshme të misionit të EULEX-it që përfshin Njësin e Hetimeve të Mbrendshme të EULEX-it dhe  mbulimin e sigurimit në mission.


Paneli i shqyrton ankesat të cilat i parashtrohen mbrenda gjashtë muajve nga data e shkeljeve të pohuara. Paneli vendos nëse ankesa është e pranueshme  dhe kur është e pranueshme, shqyrton ankesën dhe i paraqet të gjeturat nëse EULEX-i ka shkelur ligjin e të drejtava të njeriut i cili është i aplikueshëm në Kosovë. 

Kur Paneli përcakton se shkelja ka ndodhur, të gjeturat e tij mund të përfshijnë rekomandime të pa-detyrueshme për veprim riparues nga Shefi i Misionit. Rekomandimet e Panelit dhe veprimet pasuese nga Shefi i Misionit janë të publikuara në gjuhën Angleze, Shqipe dhe Serbe në web-faqen e Panelit.  

Komunikata e fundit për shtyp

Buletini i fundit

Raporti vjetor 2016