Fushata informuese

Koncept Dokumenti i Llogaridhënies i datës 29 tetor 2009 ndër të tjera thekson në paragrafin E, se:

“… EULEX-i Kosovë do të ofroj shpërndarën e duhur të informacionit publik rreth Panelit dhe punës së tij…”.

Komandanti i Operacioneve Civile ka deklaruar në paragrafin 3 të udhëzimit të tij të datës 13 nëntor 2009 në lidhje me Panelin se “Udhërrëfyesi” për Aftësinë e Sjelljes së Planifikimit Civil duhet të përfshijë, ndër të tjera, "përgatitjen e një fushate gjithëpërfshirëse informuese".

Rrjedhimisht, Paneli ka qenë vazhdimisht i angazhuar në zhvillimin e një fushate të gjerë informuese për të informuar publikun për mandatin, procedurat dhe punën e tij që nga qershori 2010. Fushata përfshin takime me OJQ dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, me ministra të qeverisë në nivel qendror dhe me zyrtarë dhe institucione të qeverisjes/administratës vendore në nivelin rajonal dhe komunal.

Paneli ofron materiale për informim publik si fletëpalosje informative dhe postera në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze në takime të tilla dhe gjithashtu zhvillon intervista me radio, TV dhe gazeta.

Të gjithë ata me të cilët Paneli ka ndërvepruar, në veçanti OJQ-të për të drejtat e njeriut, janë përgjigjur në një mënyrë shumë pozitive dhe kanë marrë pjesë me entuziazëm në takime, ngjarje dhe seminare gjatë fushatës informuese.

Fushata ka qenë mjaft e suksesshme në ngritjen e informacionit rreth Panelit, veçanërisht në zonat urbane ku EULEX-i është më i angazhuar në mënyrë operative dhe ku ka një profil më të lartë. Megjithatë, përkundër përpjekjeve të tij, ka ende një mungesë serioze të informacionit dhe njohurive të Panelit në mesin e popullatës në qytetet e largëta dhe zonat rurale.

Në retrospektivë, tani është e qartë për Panelin se zbatimi efektiv i një fushate në terren në një mjedis pas konfliktit është sfidë shumë e vështirë, e cila kërkon burime të konsiderueshme, ndër të tjera, të natyrës njerëzore dhe materiale.

Paneli beson se ky boshllëk informacioni në gjithë zonën më të gjerë të misionit mund të adresohet më së miri, ndër të tjera, përmes transmetimit të një fushate në televizion/radio. Paneli ka nisur një fushatë të tillë në vitin 2013, e cila është në vazhdim e sipër.


Raport rreth Fushatës Informuese

 Raporti i çerekut të parë, nga data 1 janar deri më datën 30 nëntor 2011.

Outreach Report from 1 January until 31 December 2012 (pdf)

Outreach Report from 1 January until 31 December 2013 (pdf)

Outreach Report from 1 January until 31 December 2014 (pdf)

Outreach Report from 1 January until 31 December 2015 (pdf)

Outreach Report from 1 January until 31 December 2016 (pdf)