Znj. Snježana Bokulić


Snježana Bokulić është avokate e të drejtave të njeriut, e cila ka punuar në organizata ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare për më shumë se dy dekada duke zbatuar ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut për të avancuar respektimin e të drejtave të njeriut të komuniteteve në pesë kontinente. Është e specializuar në të drejtat e pakicave, të drejtat e popujve indigjenë, mosdiskriminimin dhe ndërsektorialitetin. Ajo ka punuar gjerësisht në llogaridhënien e organizatave dhe krijimin e mekanizmave të ankesave të organizatave.

Si shefe e departamentit të të drejtave të njeriut të OSBE/ODIHR-it, znj. Bokulić ka drejtuar misione të vlerësimit të të drejtave të njeriut të ODIHR-it në Ukrainë dhe në Bazën Detare të Guantanamos, si dhe misionin e monitorimit të gjykimit në Bjellorusi. Ajo ka udhëhequr programin e monitorimit të lirisë së tubimeve paqësore të ODIHR-it dhe ka udhëhequr hartimin e udhëzimeve të ODIHR-it për mbrojtjen e mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Ajo është kryetare e Panelit të Pavarur për Shqyrtim në Accountable Now, një platformë globale e anëtarësimit që synon të rrisë llogaridhënien në organizata të shoqërisë civile, dhe është anëtare e Këshillit të the3million, organizatës më të madhe me bazë në komunitet të qytetarëve të BE-së në Mbretërinë e Bashkuar.

Znj. Bokulić mban titullin e masterit në të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut nga Universiteti i Essex-it, poashtu mban titullin e masterit në studimet e Evropës Juglindore nga Universiteti i Evropës Qendrore dhe diplomë të studimeve themelore nga Kolegji Notre Dame në Maryland.

Shefi i Misionit të EULEX-it ka emëruar znj. Bokulić anëtare të Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut më 6 dhjetor 2021.