Znj. Marina Mancini


Marina Mancini është profesorëshë e asociuar e së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Reggio Calabria, ku gjithashtu ligjëron të drejtën e Bashkimit Evropian (që nga viti 2015). Ajo është gjithashtu profesoreshë asistente e së drejtës penale ndërkombëtare në Universitetin LUISS, në Romë (që nga viti 2007).

Profesoreshë Mancini ka pasur shumë publikime në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtës penale ndërkombëtare. Ajo është autore e librave “Stato di guerra e conflitto armato nel diritto internazionale” [Gjendja e Luftës dhe Konflikti i Armatosur në të Drejtën Ndërkombëtare] (Torino, Giappichelli, 2009) dhe “Statualità e non riconoscimento nel diritto internazionale” [Shtetësia dhe Mosnjohja e së Drejtës Ndërkombëtare] (Torino, Giappichelli, 2020). Gjithashtu është anëtare e Këshillit të Redaktorëve Italian të Publikimit Vjetor të së Drejtës Ndërkombëtare.

Profesoreshë Mancini ka përvojë të konsiderueshme në projekte kërkimore të financuara në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtës penale ndërkombëtare. Ajo është aktualisht anëtare italiane e Komitetit të Menaxhimit të COST Action CA18228 - Global Trocity Justice Constellations (2019-2023).

Profesoreshë Mancini ka diplomuar në drejtësi, summa cum laude, nga Universiteti LUISS, në vitin 1998, dhe ka doktoruar në të drejtën ndërkombëtare nga Universiteti Sapienza i Romës, në vitin 2003. Ajo ishte studente e pasdokotoraturës në të drejtën ndërkombëtare në Universitetin LUISS (2003-2005) dhe Ligjëruese e lartë në të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Reggio Calabria (2005-2015).

Ajo është pranua në Odën e Avokatëve të Romës (Ordine degli Avvocati di Roma) në vitin 2002 dhe rregullisht ofron këshilla në lidhje me çështjet e së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë shkeljet e të drejtave të njeriut.

Profesoreshë Mancini është emëruar anëtare e Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut nga shefi i Misionit të EULEX-it Kosovë më 3 prill 2023.