Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut - Seanca e 33-të

Komunikatë për shtyp

Numër                         02-2017
Data9.03.2017
Personi KontaktuesNoora Aarnio

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 33-të nga data 6 deri me 8 mars 2017. Paneli ka lëshuar një (1) vendim pasues lidhur me zbatimin e rekomandimeve të mëhershme nga ana e shefes së Misionit (ShM), dy (2) vendime pasuese lidhur me zbatimin e rekomandimeve të tij të mëhershme nga ana e shefes së Misionit dhe nëntë (9) vendime mbi papranueshmëri.

Në lëndën nr. 2014-11 deri 2014-17, lëndën nr. 2014-32 dhe lëndën nr. 2014-34, Paneli ka konstatuar se ShM-ja kishte zbatuar rekomandimet e tij vetëm pjesërisht dhe ka vendosur ta mbyll hetimin e këtyre lëndëve.

Paneli ka konstatuar se lëndët në vijim janë të papranueshme: 2014-35; 2015-06; 2015-11; 2015-12; 2015-15; 2016-01; 2016-02; 2016-04; dhe 2015-05.

Të gjitha vendimet e Panelit janë publikuar në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, ndërsa në gjuhën shqipe dhe serbe pasi të përkthehen: www.hrrp.eu.

Aktualisht janë tridhjetë e shtatë (37) ankesa në pritje pranë Panelit.

Paneli po ashtu ka mbajtur një takim të martën, me datën 7 mars 2017 me znj. Alexandra Papadopoulou, shefe e Misionit të EULEX-it Kosovë, ku janë diskutuar çështjet aktuale në fushën e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Seanca e ardhshme e Panelit është planifikuar të mbahet nga data 29 deri me 31 maj 2017.

Shënime për redaktorin;
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje apo nuk ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensimin me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet.