Paneli Shqyrtues për të Drejtat e Njeriut - Raport për seancën

Komunikatë për shtyp
Numër                         03-2016
Data                            27.10.2016
Personi kontaktues     John Ryan

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 31 nga data 17 tetor deri me 19 tetor 2016. Paneli ka lëshuar tre (3) vendime lidhur me meritat dhe një (1) vendim pasues lidhur me zbatimin e rekomandimeve të tij nga ana e shefit të Misionit.

Paneli ka konstatuar se ka pasur shkelje të neneve, 2, 3, 8 dhe 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) në lëndët nr.: 2014-11 deri me 2014 -17, D.W., E.V., F.U., G.T., Zlata Veselinovic, H.S. dhe I.R. kundër EULEX-it.

Paneli gjithashtu ka konstatuar se ka pasur shkelje të neneve 2, 3 dhe 13, si dhe të nenit 2 në lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së në ankesën nr. 2014-34, Rejhane Sadiku-Syla kundër EULEX-it.

Më tej Paneli ka konstatuar se ka pasur shkelje të nenit 8 të KEDNj-së në lëndën nr. 2014-37, Y.B. kundër EULEX-it dhe gjithashtu ka deklaruar se shefi i Misionit nuk kishte zbatuar rekomandimet në lëndën nr. 2014-32, L.O. kundër EULEX-it.

Të gjitha vendimet do të publikohen në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe.

Aktualisht janë pesëdhjetë e tetë (58) ankesa në pritje para Panelit. Pesëmbëdhjetë (15) prej këtyre ankesave janë komunikuar dhe pesëmbëdhjetë (15) janë në shqyrtim e sipër.

Paneli gjithashtu ka mbajtur takime njoftuese me znj. Alexandra Papadopolou, shefe e re e Misionit të EULEX-it Kosovë dhe po ashtu me znj. Natalya Apostolova, përfaqësuese speciale e re e Bashkimit Evropian në Kosovë, të hënën me 17 tetor 2016.

Seanca e ardhshme e Panelit është planifikuar të mbahet nga data 9 deri me 11 janar 2017.

Për më shumë informata rreth Panelit, ju lutem vizitoni www.hrrp.eu.

Shënime për redaktorin;
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje apo nuk ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensimin me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet.