Sesioni – Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të NjeriutKomunikatë për shtyp Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PShDNj) ka mbajtur seancën e 10të të rregullt në Prishtinë prej datës 19 deri më 21 mars 2012. Konstatohet se në fillim të seancës, në pritje kanë qenë dhjetë (10) ankesa pranë Panelit, kurse Paneli ka shpallur katër (4) prej këtyre ankesave të papranueshme. Dy (2) ankesa janë komunikuar tek Shefi i Misionit (ShM) të EULEX-it në Kosovë për dhënien e vërejtjeve të tij. Vendimet e miratuara nga Paneli do t’i dërgohen parashtruesve të ankesave si dhe ShM, dhe gjithashtu ato do të publikohen në faqen e internetit të Panelit pasi të përkthehen në gjuhën shqipe dhe serbe. Paneli është takuar me datën 19 mars 2012 me studentë nga Programi Shkollor i Udhëheqësve të Rinj të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) me kërkesë të tyre, gjatë fushatën informuese e cila është në vazhdim e sipër. Paneli ka informuar studentët për mandatin dhe punën e vet, ku u pasua me një sesion aktiv pyetjesh/përgjigjesh e diskutimesh. Gjithashtu Paneli ka takuar më 20 mars 2012 z. Joel Mermet, Shef i ri i Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Kosovë. Ky ishte një takim njoftues, ku Paneli ka njoftuar z. Mermet rreth mandatit dhe punës së Panelit dhe ka diskutuar rreth çështjeve me interes dhe shqetësim të përbashkët të të drejtave të njeriut. Paneli ka pranuar katërdhjetë e gjashtë (46) ankesa prej fillimit të punës së tij që nga qershori i vitit 2010, ndërsa deri më tani ka marrë vendime përfundimtare në katërdhjetë (40) prej këtyre ankesave. Seanca e re e Panelit do të mbahet nga 21 deri më 23 maj 2012. Për më shumë informata rreth Panelit ju lutemi shikoni www.hrrp.eu. Shënim për redaktorin, |