Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut - Seanca e 35-tëKomunikatë për shtyp
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 35-të nga data 16 deri me 18 tetor 2017. Paneli ka lëshuar dhjetë (10) vendime të pranueshmërisë. Paneli bën të ditur se parashtresat e plota të EULEX-it Kosovë nuk i janë zbuluar ankuesit në Vendimin e pranueshmërisë të marrë në lëndën nr. 2011-27 F dhe të Tjerë nga Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut më 13 qershor 2017. Ky mos zbulim i parashtresave të plotë është vendosur mbi bazën se: “publikimi i tyre mund të ndikojë negativisht në efektivitetin operacional të Misionit ose në sigurinë e personelit të Misionit”, i referohet par. D, (11) Koncepti i llogaridhënies EULEX-i Kosovë - Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut. Panel ka konstatuar se lëndët nr. 2016-06 dhe 2017-04, Uka kundër EULEX-it, ishin të papranueshme, pasi ato bien jashtë juridiksionit të tij dhe gjithashtu për shkak se nuk e kanë përfillur afatin gjashtë mujor për parashtrimin e ankesës në Panel, të përcaktuar në nenin 25(3) të rregullores së punës së Panelit (RrP). Paneli ka shpallur lëndën nr. 2016-07, Qela kundër EULEX-it të papranueshëm, pasi ajo binte jashtë juridiksionit të Panelit, neni 29(d) dhe po ashtu për shkak se ishte parashtruar jashtë afatit kohor gjashtëmujor, të përmendur më lartë dhe se gjithashtu ishte qartazi e pabazuar, neni 29(e), RrP. Paneli ka konstatuar se lëndët nr. 2016-08, Hasani kundër EULEX-it; 2016-25, Krasniqi kundër EULEX-it; 2016-26, T.G. kundër EULEX-it; 2016-27 Islami kundër EULEX-it; 2016-33, Bytyçi kundër EULEX-it; 2016-36, Statovci kundër EULEX-it dhe 2017-03 dhe Bobaj kundër EULEX-it kanë qenë jashtë kompetencës së Panelit, pasi që Paneli nuk ka kompetencë të shqyrtojë procedurat gjyqësore të gjykatave në Kosovë. Të gjitha vendimet e Panelit janë publikuar në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, në: www.hrrp.eu. Aktualisht janë tridhjetë (30) ankesa në pritje pranë Panelit. Publikimi i lëndëve të Panelit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut – Pjesa e jurisprudencave të juridiksioneve të tjera: Vendimet e fundit të Panelit lidhur me zhdukjet me forcë në lëndën D.V., E.V., G.T., Veselinovic., H.S. dhe I.R. kundër EULEX - nr. 2014-11 to 2014-17 dhe lëndën Rejhane Sadiku-Syla kundër EULEX-it - nr. 2014-34 janë publikuar në Shënimet informative të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në jurisprudencën e Gjykatës, edicioni gusht-shtator 2017. Faqja e internetit: Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, jurisprudenca e Gjykatës, edicioni gusht-shtator 2017: http://www.echr.coe.int/Pages/home.aspx?p=caselaw/analysis&c=#n1347528850996_pointer. Paneli ka mbajtur takime me znj. Alexandra Papadopoulou, shefe e Misionit të EULEX-it gjatë seancës së fundit, e martë 17 tetor 2017. Seanca e ardhshme e Panelit është planifikuar të mbahet nga data 4 deri me 6 dhjetor 2017. Shënime për redaktorin; |
|