Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut ka mbajtur sesionin e pestë Numër 03-2011 Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur sesionin e gjashtë të rregullt në Prishtinë prej datës 6 deri më 8 prill 2011. Tani për tani në Panel janë gjashtëmbëdhjetë (16) ankesa në pritje. Paneli ka shpallur një (1) prej këtyre ankesave të papranueshme. Paneli gjithashtu në një (1) ankesë ka gjetur një shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e EULEX-it gjatë kryerjes së mandatit të tij ekzekutiv. Ky rast ka të bëjë me mos zbatimin e vendimit përfundimtar rreth një ankese për pronësi në Mitrovicë. Shkelja është gjetur në lidhje me Nenin 6 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (KEDNj) dhe Nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës. Vendimet u janë dërguar parashtruesve të ankesave, si dhe Shefit të Misionit (ShM) të EULEX-it në Kosovë. Ato do të publikohen në faqen e internetit të Panelit pas përkthimit të tyre në gjuhën shqipe dhe serbe. Përveç shqyrtimit të ankesave, Paneli ka vazhduar me fushatën e vet informuese duke mbajtur një takim me Koordinatorët edhe Zyrtarët Komunal të të Drejtave të Njeriut në Ndërtesën e Qeverisë; diskutime në grup rreth dhunës në familje në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, takim i cili është mbajtur në Objektin e Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut; dhe një takim gjatë një fushatë informuese me studentët e Universitetit Amerikan të Kosovës në Prishtinë. Në këto ngjarje Paneli ka prezantuar mandatin dhe veprimtarinë e vet. Takime të tjera në vazhdën e fushatës informuese janë duke u zhvilluar nëpër të gjitha komunat e Kosovës. Zotëri Andrew Sparkes, zëvendës Shef i Misionit të EULEX-it në Kosovë, i ka bërë një vizitë nderi Panelit më 8 prill në zyrat e Panelit, dhe njëherësh ai ishte njoftuar rreth mandatit dhe veprimtaritë e Panelit. Paneli ka rizgjedhur zotëri Antonio Balsamo-n si anëtar kryesues për mandatin e dytë një vjeçar. Sesioni i ardhshëm i Panelit mbahet nga 6 deri më 8 qershor 2011. Për më shumë të dhëna rreth Panelit ju lutemi hyni në www.hrrp.eu. Shënim për redaktorin, |
|