Sesioni – Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Komunikatë për shtyp
Numër :             05-2011
Datë:                 15.09.2011
Kontakt:            John J Ryan

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PSHDNJ) mbajti seancën e vet të tetë (8) të rregullt në Prishtinë me 12-14 shtator 2011.

Gjithsej ishin njëzetegjashtë (26) ankesat me Panelin në pritje të shqyrtimit dhe në njëmbëdhjetë (11) nga këto ankesa janë marrë vendime. Këto vendime do tu dërgohen ankuesve, si dhe Shefit të Misionit të EULEX-it në Kosovë dhe ato do të publikohen në faqen e internetit të Panelit me përkthim në gjuhën shqipe dhe serbe.

Përveç kësaj, trupi gjykues u takua me përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile në bashkëveprim me shtrirjen e fushatës së saj, me 13 shtator 2011 me qëllim të zhvillimit të marrëdhënieve më të ngushta të punës. Ky takim u organizua nga Saferworld e cila punon me komunitetin ndërkombëtar dhe komuniteti lokal në Kosovë për përmirësimin e drejtësisë dhe sigurisë.

Paneli u takua gjithashtu me homologun e tij të Kombeve të Bashkuara, Paneli Këshillëdhënës i të Drejtave të Njeriut të UNMIK-t më 13 shtator, 2011. Qëllimi i këtij takimi ishte për të diskutuar rreth interesave reciproke, shkëmbyer përvojat, shkëmbyer pikëpamjet dhe për të shqyrtuar bashkëpunimin e mundshëm strukturor në mes të paneleve.

Z. Kilian Wahl, Zëvendës Shef i Stafit të EULEX-it, bëri një vizitë në ndërtesën e PSHDNJ-s me 13 shtator 2011, ku kishte një takim prezantues me panelin.

Paneli kohët e fundit mori dy ankesa të reja duke e çuar ngarkesën e punës së saj të gjithanshme në Dyzet e një (41) raste. Seanca e ardhshme e Panelit do të zhvillohet duke filluar nga 21 nëntor 2011.

Ju lutem vizitoni www.hrrp.eu për informacion të mëtejshëm mbi Panelin.

Shënim për redaktorin,
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut  (PShDNj) për  EULEX-in në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. PShDNj nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje apo jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensimin me të holla. PShDNj i ushtron funksionet e veta në mënyrë të paanshme dhe ndershmëri.