Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut ka mbajtur sesionin e pestë

Numër              04-2011
Dat                   9.6.2011
Ëkontakri          John Ryan

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur sesionin e  tij të shtatë të rregullt në Prishtinë nga data 6 deri më 8 qershor 2011.

Paneli vuri në dukje se njëzet e pesë (25) ankesa janë ende në pritje dhe se Paneli ka marrë vendim rreth katër (4) prej këtyre ankesave. Këto vendime  do t’iu dërgohen parashtruesve të ankesave si dhe Shefit të Misionit (ShM) të EULEX-it në Kosovë, kurse ato do të publikohen në faqen e internetit të Panelit pasi të përkthehen në gjuhën shqipe dhe serbe.

Një (1) ankesë tjetër i është dorëzuar ShM për të dhënë vërejtje dhe komente rreth pranueshmërisë dhe bazueshmërisë së atij rasti. Shqyrtimi i këtij rasti do të vazhdoj në një sesion të radhës së Panelit pas pranimit të vërejtjeve dhe komenteve nga Shefi i Misionit dhe nga parashtruesi i ankesës.

Përveç shqyrtimit të ankesave, Paneli ka vazhduar me fushatën e vet informuese, me prezantimin e një ligjërate rreth të Drejtave të Grave për Trashëgimi në Kosovë. Kjo ngjarje është përcjellë nga përafërsisht njëzet e pesë (25) persona, të cilët pastaj u përfshinë në një diskutim aktiv rreth çështjes.

Sesioni i ardhshëm i Panelit mbahet nga data 12 deri më 15 shtator 2011.

Për më shumë informata rreth Panelit ju lutemi shikoni www.hrrp.eu.

Shënim për redaktorin,
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut  (PSHDNJ) për  EULEX-in në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. PSHDNJ nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje apo jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompenzimin me të holla. PSHDNJ i ushtron funksionet e veta në mënyrë të paanshme dhe me integritet.