Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut ka mbajtur sesionin e 11të

Komunikatë për shtyp
Numër:                03-2012
Datë:                    05.06.2012
Kontakti:           John J Ryan

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PShDNj) ka mbajtur seancën e 11të të rregullt në Prishtinë prej datës 4 deri më 6 qershor 2012.

Në fillim të seancës është konstatuar se dhjetë (10) ankesa kanë qenë në pritje pranë Panelit, ndërsa Paneli ka shqyrtuar tri (3) prej këtyre ankesave.

Paneli shpalli një (1) ankesë të papranueshme dhe ka komunikuar dy (2) ankesa të tjera tek Shefi i Misionit (ShM) të EULEX-it në Kosovë për informata shtesë, përkatësisht për dhënien e vërejtjeve nga ana e tij.

Vendimi i miratuar nga Paneli do t’i dërgohet parashtruesit të ankesës si dhe ShM, dhe gjithashtu do të publikohet në faqen e internetit të Panelit pasi të përkthehet në gjuhën shqipe dhe serbe.

Më 4 qershor 2012 Paneli ka zhvilluar një takim njoftues me z. Samuel Zbogar, Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian/Shef i zyrës në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ushtruesja e detyrës së kryesuesit të Panelit, znj. Magdalena Mierzewska ka njoftuar z. Zbogar-in rreth mandatit dhe punës së Panelit deri më tani. Më pas u diskutua lidhur me çështjet e mandatit të Panelit, numrit të lëndëve, fushatës informuese dhe rreth çështjeve administrative në përgjithësi.

Paneli ka pranuar pesëdhjetë (50) ankesa prej fillimit të punës së tij në qershor të vitit 2010, ndërsa deri më tani ka marrë vendime përfundimtare në katër dhjetë e një (41) prej këtyre ankesave.

Seanca e radhës së Panelit do të mbahet nga 2 deri më 5 korriku 2012.

Për më shumë informata rreth Panelit ju lutemi shikoni www.hrrp.eu.

Shënim për redaktorin,
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut  (PSHDNJ) për  EULEX-in në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. PSHDNJ nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje apo jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompenzimin me të holla. PSHDNJ i ushtron funksionet e veta në mënyrë të paanshme dhe me integritet.