Z. Guénaël Mettraux


Dr. Guénaël Mettraux ka diplomuar për juridik në Universitetin e Lozanës (Zvicër), ka magjistruar për juridik (LLM) në të drejtën ndërkombëtare nga Kolegji Universitar i Londrës dhe ka doktoruar në Shkollën londineze të ekonomisë dhe shkencave politike.
Dr. Mettraux punon si avokat dhe konsulent pranë gjykatave penale ndërkombëtare (ICTY, ICC, STL dhe ECCC). Gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar, ai ka përfaqësuar disa udhëheqës të lartë ushtarak dhe civil, të akuzuar për krime ndërkombëtare. Ai ka këshilluar qeveri dhe OJQ rreth çështjeve të ndryshme lidhur me regjimet rregullatore, gjykimet penale, ligjet dhe drejtësinë tranzicionale.
Dr. Mettraux tani është profesor në Universitetin e Amsterdamit (Holandë) dhe ligjërues mysafir në Universitetin e Friburgut (Zvicër).

Ai ka bërë publikime të shumta në fushën e së drejtës penale ndërkombëtare. Veprat e tij shkencore përfshijnë tre libra: Krimet ndërkombëtare dhe Tribunalet ad hoc (Shtëpia botuese Oxford University Press, 2005), Perspektivat në gjykimin në Nuremberg (Shtëpia botuese Oxford University Press, 2008), dhe Ligji i përgjegjësisë për komandim (Shtëpia botuese Oxford University Press, 2009), e cila kishte fituar çmimin Lieber nga Shoqata amerikane e së Drejtës ndërkombëtare. Dr. Mettraux është anëtar i komisionit të redaksisë së revistës së të Drejtës penale ndërkombëtar dhe anëtar i këshillit të redaktorëve të revistës të së Drejtës penale ndërkombëtare.