Znj. Anna Bednarek


Anna Bednarek u diplomua në Universitetin e Gdanskut, Poloni dhe fitoi titullin Magjistër për juridik (LLM) në vitin 1994, kurse provimin shtetëror polak për pozita gjyqësore e kreu në vitin 1997. Studimet post-diplomë si gjyqtare civile e kreu në Akademinë e Shkencave të Polonisë, Varshavë, si dhe studimet post-diplomë në Institutin e Shkencave të Vendeve në Zhvillim në Universitetin e Varshavës në vitet 2008/2009. Znj. Bednarek ka punuar si Eksperte e Lartë në Zyrën e Përfaqësuesit të Qeverisë së Polonisë në Komisionin Evropian, EULEX-i Kosovë dhe Gjykatën për të Drejtat e Njeriut, Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Kombëtare, Departamenti Ligjor dhe i Traktateve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, Varshavë. Po ashtu, ajo ka qenë anëtare e Delegacionit të Qeverisë së Polonisë në Sesionin e 54-të për të Drejtat e Njeriut në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për EULEX-i Kosovë.

Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën e Qarkut të Varshavës ndërmjet muajit qershor 1998 dhe vitit 2001. Ajo pastaj ishte punësuar si konsulle në Ambasadën e Polonisë, Romë, Itali prej vitit 2001 deri 2007. Ajo ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Qarkut të Varshavës prej prillit 2007 deri në janar 2009. Pastaj ajo u emërua gjyqtare e EULEX-it në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet e ndërlidhura me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit ku ka punuar deri në janar 2009.

Znj. Bednarek u emërua anëtare zëvendësuese e Panelit të EULEX-it për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) nga Shefi i Misionit EULEX-i Kosovë më 25 maj 2011 dhe ishte caktuar anëtare zëvendësuese e Panelit nga Shefi i Misionit EULEX-i Kosovë më 12 korrik 2011. Pas kësaj, znj. Bednarek ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Qarkut të Varshavës janarit 2012 deri në shtator 2015. Ajo ka marrë pjesë si bashkë-autore dhe konsulente në një projekt të organizuar nga Fondacioni Helsinki në Poloni që kishte për qëllim publikimin e një Udhëzuesit për gjyqtarë dhe prokurorë me titull “Trajtimi i barabartë i palëve në procedurë” në vitin 2015. Ky Udhëzues ishte botuar në shkurt 2016. Ndërmjet shtatorit 2014 dhe qershorit 2015, znj. Bednarek ka bashkë-vepruar me Institutin e Evropës Qendrore dhe Lindore për Iniciativa Ligjore në Pragë, Republika e Çekisë, në një projekt me qëllim publikimin e “Udhëzuesit gjyqësor për pavarësinë, paanësinë dhe integritetin e drejtësisë: Përmbledhje tematike e standardeve, politikave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare". Ky Udhëzues u botua në qershor 2015.

Në prill të vitit 2015, ajo ishte ftuar nga Instituti CEELI, Pragë për të marrë pjesë në projektin "Gjykimi në shoqërinë demokratike", ku ajo ishte përfshirë si trajnuese e kryetarëve të gjykatave të Tunizisë për standardet ndërkombëtare të drejtave të njeriut. Në tetor 2013, znj. Bednarek mori pjesë si lehtësuese në një projekt të realizuar nga Fondacioni për Bashkëpunim polako-ukrainas (PAUCI) nga Varshava dhe ka mbajtur seminare në universitetet e Ukrainës (Lvov, Kharkov, Donetsk) në temën: “Fuqizimi i funksionit të kontrollit të gjyqësorit si ekuilibër ndërmjet autoriteteve në Ukrainë”.

Në vitin 2008 ajo mori pjesë si trajnuese e projektit “Trafikimi i njerëzve – Trajnim për gjyqtarë” i paraparë për ta luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe skllavërinë. Ky projekt ishte organizuar nga Fondacioni “La Strada”, Varshavë, Poloni në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Polonisë dhe me Ambasadën Britanike në Varshavë. Po ashtu, znj. Bednarek ka punuar për Amnesty International si menaxhere e projektit të një projekti në Poloni për publikimin e një Doracaku Arsimor për të Drejtat e Njeriut.

Znj. Bednarek është caktuar anëtare zëvendësuese e Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të njeriut nga Shefja e Misionit EULEX-i Kosovë 14 tetor, 2016.