Znj. Anna Autio


Anna Autio ka diplomuar në Universitetin e Oksfordit, ka diplomuar në fakultetin juridik në Universitetin e Sidneit dhe posedon një Certifikatë de droit transnational nga Universiteti i Gjenevës, një Diplomë të praktikës ligjore nga Kolegji i Juridikut, Australi, dhe magjistraturë nga King's College në Londër. Ajo ishte pranuar juriste në Gjykatën Supreme të Uellsit të Ri Jugor, Australi, në vitin 2007.

Znj. Autio ka përvojë të gjerë në të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Temat e punës së saj rreth të drejtave të njeriut përfshijnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kontekstin e konfliktit dhe pas konfliktit, sundimin e ligjit dhe qasjen në drejtësi, të drejtat e grave, fëmijëve, personave të zhvendosur, popujve autokton, pakicave etnike, personave LGBTI dhe personave me aftësi të kufizuara. .

Znj. Autio ka udhëhequr fondin e mirëbesimit për të drejtat e njeriut të Bankës Botërore në Washington D.C., dhe ka udhëhequr zyrën e UNESCO-s në Tunizi dhe mbështetjen e saj për qeverinë tuniziane, autoritetet kushtetuese dhe shoqërinë civile në çështjet rreth të drejtave të njeriut. Gjithashtu ajo ka punuar zyrtare ligjore për UNEP-in dhe avokate duke u përqendruar në të drejtën ndërkombëtare publike dhe të drejtën e Bashkimit Evropian në firma ligjore ndërkombëtare në Bruksel.

Shefja e Misionit të EULEX-it e ka emëruar znj. Autio anëtare të Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut më 26 qershor 2019.