Komunikatë për shtyp - Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Numër 03-2021
Data: 29 maj 2021

Komunikatë për shtyp – Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 50-të më 29 prill 2021. Seanca është mbajtur përmes mjeteve elektronike.

Gjatë seancës, Paneli ka shqyrtuar tre (3) lëndë:

1.Lënda nr. 2016-09 Slobodan Trifunović kundër EULEX-it.Më 29 prill 2021, Paneli miratoi një vendim pasues për zbatimin e rekomandimeve të Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut. Si çështje paraprake, Paneli vuri në dukje se të drejtat e ankuesit në rastin në fjalë duket se ende shkelen pasi që rasti i të afërmit të tij të zhdukur mbetet i pa hetuar. Paneli konsideroi që hapat e ndërmarrë deri më tani ose të propozuara nga Misioni për të adresuar gjetjet dhe rekomandimet e Panelit nuk ofrojnë një përgjigje adekuate ose efektive ndaj shkeljes së të drejtave të ankuesit. Paneli ftoi Misionin të shqyrtojë edhe njëherë rekomandimet e Panelit që nuk janë zbatuar, dhe të informojë Panelin për rezultatin e atyre shqyrtimeve. Paneli më tej ftoi Misionin të miratojë masa në përgjigje të rekomandimeve të Panelit që pasqyrojnë vërtet thellësinë e angazhimit të Misionit për të mbështetur standardet e të drejtave të njeriut dhe për të riparuar dëmin serioz të shkaktuar ankuesit në këtë rast. Paneli vendosi ta mbajë këtë lëndë të hapur për përcjellje të mëtejshme të mundshme.

2. Lënda nr. 2016-10 Dragiša Kostić kundër EULEX-it. Më 29 prill 2021, Paneli miratoi një vendim pasues për zbatimin e rekomandimeve të Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut. Si çështje paraprake, Paneli vuri në dukje se të drejtat e ankuesit në rastin në fjalë duket se ende shkelen pasi që rasti i të afërmit të tij të zhdukur mbetet i pa hetuar. Paneli konsideroi që hapat e ndërmarrë deri më tani ose të propozuara nga Misioni për të adresuar gjetjet dhe rekomandimet e Panelit nuk ofrojnë një përgjigje adekuate ose efektive ndaj shkeljes së të drejtave të ankuesit. Paneli ftoi Misionin të shqyrtojë edhe njëherë rekomandimet e Panelit që nuk janë zbatuar, dhe të informojë Panelin për rezultatin e atyre shqyrtimeve. Paneli më tej ftoi Misionin të miratojë masa në përgjigje të rekomandimeve të Panelit që pasqyrojnë vërtet thellësinë e angazhimit të Misionit për të mbështetur standardet e të drejtave të njeriut dhe për të riparuar dëmin serioz të shkaktuar ankuesit në këtë rast. Paneli vendosi ta mbajë këtë lëndë të hapur për përcjellje të mëtejshme të mundshme.

3.Lënda nr.2019-01 G.T. kundër EULEX-it. Më 29 prill 2021, Paneli miratoi një vendim pasues për zbatimin e rekomandimeve të Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut. Paneli vuri në dukje se Misioni kishte ndjekur dhe zbatuar disa, por jo të gjitha rekomandimet e Panelit. Në veçanti, Paneli konsideroi që Misioni nuk e kishte pranuar shkeljen e të drejtave të ankuesit dhe nuk e kishte kontaktuar ankuesin drejtpërdrejt në lidhje me përcaktimin e nevojës për siguri shtesë që del nga dëshmia e ankuesit në Serbi. Paneli e ftoi Misionin edhe një herë të zbatojë këto dy rekomandime. Për më tepër, Paneli vuri në dukje se përgjegjësia për të siguruar ndonjë mjet efektiv juridik për shkeljet e të drejtave të kryera nga Misioni është dhe i mbetet vetë Misionit. Për aq sa Misioni, përmes shefit të Misionit, nuk është në gjendje ose nuk dëshiron të zbatojë plotësisht dhe tërësisht rekomandimet korrigjuese të Panelit, mbetet përgjegjësia e tij për të gjetur mjete alternative dhe mënyra lehtësimi që ofrojnë ndonjë mjet efektiv juridik për shkeljet që konstatohet se ka kryer. Paneli vendosi ta mbajë këtë lëndë të hapur për përcjellje të mëtejshme të mundshme.

Vendimet e Panelit, rregullorja e punës dhe raportet vjetore janë të publikuara në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe: www.hrrp.eu.

 Shënime për redaktorin:

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat nga secili person që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje ose jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensim me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet