Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Komunikatë për shtyp

Numër                         02-2019
Data02 prill 2019

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) mbajti seancën e 40-të nga data 27 deri më 29 mars 2019.

Gjatë seancës Paneli ka shqyrtuar katër lëndë:

1. Lënda 2011-20 X. dhe 115 të tjerë kundër EULEX-it. Me vendimin e datës 22 prill 2015, Paneli ka vendosur që EULEX-i ishte përgjegjës për shkeljen e të drejtave të ankuesve në një mjet efektiv juridik, siç garantohet me nenin 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Paneli i bëri disa rekomandime shefes së Misionit. Më 11 nëntor 2015 dhe përsëri më 10 janar 2017, Paneli ka përcjellë zbatimin e rekomandimeve të tij.
Më 27 mars 2019, Paneli ka miratuar vendimin e vet të tretë mbi zbatimin e rekomandimeve të Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut. Në atë vendim, Paneli thekson që ankuesve ende pritet që t’ju ofrohen mjete të përshtatshëm juridike dhe kompensim për shkeljen e të drejtave të tyre dhe fton EULEX-in që të vazhdojë kryerjen e mandatit të tij me qëllim që të sigurojë se të drejtat e ankuesve janë të plotësuara plotësisht.

2. Lënda 2016-28 S.H. kundër EULEX-it. Më 28 mars 2019, Paneli ka shpallur ankesat e pranueshme dhe ka ftuar palët që të paraqesin parashtresat e tyre në lidhje me bazueshmërinë e ankesave.

3. Lënda 2017-02 Zufe Miladinović kundër EULEX-it. Më 27 mars 2019, Paneli ka shpallur ankesat të pranueshme dhe i ka ftuar palët që të paraqesin parashtresat e tyre në lidhje me bazueshmërinë e ankesave.

4. Lënda 2018-04 Afrim Islami kundër EULEX-it. Më 27 mars 2019, Paneli ka shpallur këtë ankesë të papranueshme, pasi është qartas e pabazuar.

Gjatë kësaj seance Paneli ka miratuar raportin vjetor për vitin 2018.

Vendimet e Panelit, rregullorja e punës dhe raportet vjetore publikohen në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe: www.hrrp.eu

 

Shënime për redaktorin

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat nga secili person që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje ose jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensim me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet.