Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut - Seanca e 38-të

Komunikatë për shtyp

Numër                         02-2018
Data26.05.2018
KontaktiJohn Ryan

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 38-të nga data 24 deri më 26 maj 2018, ku ndër të tjera ka lëshuar tri (3) vendime të pranueshmërisë.

Lënda e parë Hysni Gashi kundër EULEX-it, lënda nr. 2017-05 kishte të bënte me vrasjen e dy personave dhe tentim vrasjen ndaj disa personave të tjerë në tarracën e një kafeneje në komunën e Shtimes më 22 prill 2006. Paneli më parë e ka shqyrtuar një pjesë të kësaj ankese në lëndën nr. 2011-22, në të cilën Paneli kishte marrë vendim të papranueshmërisë, siç ishte kërkuar nga ankuesi, sipas nenit 6, të Ligjit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Paneli ka gjetur se ankuesi tashmë nuk kishte arritur të përcaktonte ndonjë arsye për rishqyrtimin e vendimit të tij të mëhershëm në pajtim me rregullën 43 (3) të Rregullores së vet të Punës (RrP-së), meqë Paneli mund të refuzojë një kërkesë për rishikimin nëse nuk ekziston asnjë arsye për të justifikuar rishqyrtimin e tij. Paneli gjithashtu ka gjetur që pjesa e mbetur e ankesës ishte qartazi e pabazuar në kuptim të nenit 29 (1) (e) të RrP-së dhe se gjithashtu nuk kishte respektuar nenin 25 (3) të RrP-së lidhur me afatin e përcaktuar për paraqitjen e ankesave të tilla.

Faktet e lëndës së dytë, Feriz Gashi kundër EULEX-it, lënda nr. 2017-06 ishin të ngjashme me faktet e lartpërmendura në lëndën Hysni Gashi kundër EULEX-it, lënda nr. 2017-05. Paneli ka gjetur se pjesa e parë e ankesës në thelb ishte e njëjtë me çështjen që Paneli tashmë kishte shqyrtuar, në kuptim të Rregullës 29, (1) (a) të RrP-së dhe ankuesi nuk kishte arritur të përcaktonte ndonjë arsye që ai vendim të rishqyrtohej në përputhje me rregullën 43 (3), siç është përshkruar më sipër. Paneli ka konstatuar se pjesa e mbetur e ankesës ishte qartazi e pabazuar në kuptim të nenit 29, (1) (e) të RrP-së dhe se ankesa nuk kishte respektuar nenin 25 (3) të ROP lidhur me në afatin kohor për parashtrimin e ankesave.

Lënda e tretë, C.X kundër EULEX-it, lënda nr. 2017-07 kishte të bënte me pjesëmarrjen e ankuesit me të tjerët në një grup krimi të organizuar në lidhje me kontrabandimin e migrantëve. Paneli ka konstatuar se nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën, pasi që ajo kishte dalë jashtë juridiksionit të tij brenda kuptimit të nenit 29 (d) të RrP-së dhe se nuk e kishte respektuar nenin  25 (3) të RrP-së në lidhje me afati për paraqitjen e ankesës.

Vendimet e Panelit janë publikuar në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, në: www.hrrp.eu.

Aktualisht janë njëzet e pesë (25) ankesa në pritje pranë Panelit. Njëzet e një (21) prej tyre janë komunikuar tek ShM-ja për vërejtje nga ana e saj, ndërsa të tjerat janë në shqyrtim e sipër.

Ende nuk është vendosur data e mbajtjes së seancës së radhës së Panelit.

 

 

Shënime për redaktorin

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat nga secili person që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje ose jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensim me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet.