Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut - Seanca e 35-të

Komunikatë për shtyp

Numër                         04-2017
Data20.10.2017
Personi KontaktuesJohn J Ryan

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 35-të nga data 16 deri me 18 tetor 2017. Paneli ka lëshuar dhjetë (10) vendime të pranueshmërisë.

Paneli bën të ditur se parashtresat e plota të EULEX-it Kosovë nuk i janë zbuluar ankuesit në Vendimin e pranueshmërisë të marrë në lëndën nr. 2011-27 F dhe të Tjerë nga Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut më 13 qershor 2017. Ky mos zbulim i parashtresave të plotë është vendosur mbi bazën se: “publikimi i tyre mund të ndikojë negativisht në efektivitetin operacional të Misionit ose në sigurinë e personelit të Misionit”, i referohet par. D, (11) Koncepti i llogaridhënies EULEX-i Kosovë - Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut.

Panel ka konstatuar se lëndët nr. 2016-06 dhe 2017-04, Uka kundër EULEX-it, ishin të papranueshme, pasi ato bien jashtë juridiksionit të tij dhe gjithashtu për shkak se nuk e kanë përfillur afatin gjashtë mujor për parashtrimin e ankesës në Panel, të përcaktuar në nenin 25(3) të rregullores së punës së Panelit (RrP).

Paneli ka shpallur lëndën nr. 2016-07, Qela kundër EULEX-it të papranueshëm, pasi ajo binte jashtë juridiksionit të Panelit, neni 29(d) dhe po ashtu për shkak se ishte parashtruar jashtë afatit kohor gjashtëmujor, të përmendur më lartë dhe se gjithashtu ishte qartazi e pabazuar, neni 29(e), RrP.

Paneli ka konstatuar se lëndët nr. 2016-08, Hasani kundër EULEX-it; 2016-25, Krasniqi kundër EULEX-it; 2016-26, T.G. kundër EULEX-it; 2016-27 Islami kundër EULEX-it; 2016-33, Bytyçi kundër EULEX-it; 2016-36, Statovci kundër EULEX-it dhe 2017-03 dhe Bobaj kundër EULEX-it kanë qenë jashtë kompetencës së Panelit, pasi që Paneli nuk ka kompetencë të shqyrtojë procedurat gjyqësore të gjykatave në Kosovë.

Të gjitha vendimet e Panelit janë publikuar në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, në: www.hrrp.eu. Aktualisht janë tridhjetë (30) ankesa në pritje pranë Panelit.

Publikimi i lëndëve të Panelit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut – Pjesa e jurisprudencave të juridiksioneve të tjera:

Vendimet e fundit të Panelit lidhur me zhdukjet me forcë në lëndën D.V., E.V., G.T., Veselinovic., H.S. dhe I.R. kundër EULEX - nr. 2014-11 to 2014-17 dhe lëndën Rejhane Sadiku-Syla kundër EULEX-it - nr. 2014-34 janë publikuar në Shënimet informative të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në jurisprudencën e Gjykatës, edicioni gusht-shtator 2017.

Faqja e internetit: Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, jurisprudenca e Gjykatës, edicioni gusht-shtator 2017:

http://www.echr.coe.int/Pages/home.aspx?p=caselaw/analysis&c=#n1347528850996_pointer.

Paneli ka mbajtur takime me znj. Alexandra Papadopoulou, shefe e Misionit të EULEX-it gjatë seancës së fundit, e martë 17 tetor 2017.

Seanca e ardhshme e Panelit është planifikuar të mbahet nga data 4 deri me 6 dhjetor 2017.

Shënime për redaktorin;
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje apo nuk ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensimin me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet.