Paneli Shqyrtues për të Drejtat e Njeriut - Raport për seancën

Komunikatë për shtyp
Numër                         01-2016
Data                            20.07.2016
Personi kontaktues     John Ryan

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 30-të, nga data 27 deri me 29 qershor 2016.

Paneli ka shqyrtuar pesë lëndë. Katër prej tyre janë gjetur të papranueshme. Dy lëndë kishin të bënin me procedurat pranë gjykatave të Kosovës. Si në shumë raste të ngjashme të mëparshme, Paneli ka deklaruar se nuk ka juridiksion për të shqyrtuar procedurat gjyqësore të gjykatave të Kosovës, edhe në qoftë se gjykatësit e EULEX-it janë pjesë e trupit gjykues. Në një rast, Paneli ka gjetur se nuk ishte treguar se EULEX-i ishte përfshirë në ndonjë cilësi në çështjet për të cilat ka pasur ankesë. Në një tjetër rast, Paneli ka gjetur se nuk kishte juridiksion mbi ankesën, pasi ajo kishte lë jashtë mandatit ekzekutiv të EULEX-it. Një ankesë tjetër ishte hequr nga lista e ankesave.

Të gjitha vendimet do të publikohen në faqen e internetit të Panelit pasi të përkthehen në gjuhën shqipe dhe serbe.

Seanca e ardhshme e Panelit është planifikuar të mbahet në tetor 2016.

Tani për tani në Panel janë 46 lëndë të pazgjidhura. Katërmbëdhjetë prej tyre u janë komunikuar palëve për vërejtje rreth pranueshmërisë dhe meritave të tyre; tetë prej tyre janë shpallur të pranueshme. Lëndët e tjera janë në shqyrtim e sipër.

Për më shumë informata rreth Panelit, ju lutemi vizitoni www.hrrp.eu.

Shënim për redaktorin,
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut  (PSHDNJ) për  EULEX-in në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. PSHDNJ nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje apo jo të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompenzimin me të holla. PSHDNJ i ushtron funksionet e veta në mënyrë të paanshme dhe me integritet.