Komunikatë për shtyp - Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të NjeriutKomunikatë për shtyp
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 37-të nga data 10 deri më 12 prill 2018. Paneli ka lëshuar tri (3) vendime të pranueshmërisë dhe një lëndë e ka komunikuar tek shefja e Misionit të EULEX-it për vërejtje. Dy lëndë kishin të bëjnë me procedurat pranë gjykatave të Kosovës (R.I. kundër EULEX-it, nr. 2016-34 dhe Ndërmarrja Hoteliere Turistike Iliria Deçan kundër EULEX-it, nr. 2016-35).Ashtu si në shumë lëndë të ngjashme të mëparshme, Paneli ka deklaruar se nuk ka juridiksion të shqyrtoj procedurat gjyqësore të gjykatave të Kosovës edhe nëse gjykatësit e EULEX-it ulen në trupin gjykues. Ankesa e tretë (A.Z. kundër EULEX-it, nr. 2017-01) , kishte të bëjë me vendimin e prokurorëve të EULEX-it për të mos hetuar lëndën e ankuesit. Paneli ka konstatuar se lënda penale qartas nuk ka hyrë në kuadër të kompetencave të prokurorëve të EULEX-it sipas Ligjit mbi Kompetencat. Rrjedhimisht, ankesa ishte shpallur e pabazuar. Për më tepër, Paneli ka konstatuar se sjellja për të cilën është bërë ankesa kishte dalë jashtë afatit gjashtëmujor, të përcaktuar për parashtrimin e ankesës. Paneli ka shqyrtuar një lëndë që ka të bëjë me fatin e një personi që dyshohej se ishte zhdukur që nga viti 1998. Ankesa ishte parashtruar nga anëtari i familjes së tij. Paneli këtë lëndë e ka komunikuar tek shefja e Misionit të EULEX-it, duke kërkuar që ajo të parashtroj vërejtje rreth pranueshmërisë dhe bazueshmërisë së lëndës. Po ashtu gjatë seancës Paneli ka vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku zëvendës shefi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të EULEX-it ju ka bërë një prezantim rreth punës së këtij Instituti. Vendimet e Panelit janë publikuar në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, në: www.hrrp.eu. Aktualisht janë njëzet e gjashtë (26) ankesa në pritje pranë Panelit. Njëzet e një prej tyre janë komunikuar tek ShM-ja për vërejtje nga ana e saj, ndërsa të tjerat janë në shqyrtim e sipër. Seanca e ardhshme e Panelit është planifikuar të mbahet nga data 24 deri më 25 maj 2018. Shënime për redaktorin; |
|