Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut - Seanca e 34-të

Komunikatë për shtyp

Numër                         03-2017
Data14.06.2017
Personi KontaktuesJohn J Ryan

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) ka mbajtur seancën e 34-të nga data 12 deri me 14 qershor 2017. Paneli ka marrë një (1) vendim të pranueshmërisë, një (1) vendim mbi zbatimin e rekomandimeve të tij nga ana e shefes së Misionit (ShM) dhe një (1) vendim të papranueshmërisë. Paneli gjithashtu ka vendosur që t’i heq nga lista e lëndëve dy aplikacione.

Në lëndën nr. 2011-27, e cila ka të bëjë me rrethanat lidhur me vdekjen e një personi që kishte dhënë dëshmi në një lëndë penale rreth akuzave për krime lufte, Paneli ka deklaruar se ankesa është e pranueshme sipas kushteve të neneve 2 dhe 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Themelore Liritë (përkatësisht të drejtën për jetë, të drejtën për të mos iu nënshtruar torturës, trajtimit çnjerëzor ose poshtërues ose dënimit).

Paneli ka konstatuar në lëndën nr. 2013-21, Thomas Rusche kundër EULEX-it, se ShM-ja i kishte zbatuar rekomandimet vetëm pjesërisht, pasi ShM-ja nuk e ka zbatuar rekomandimin për të bërë një deklaratë ku do të pranonte se rrethanat e rastit kishin përbërë shkelje të të drejtave të ankuesit që i atribuohen EULEX-it gjatë kryerjes së mandatit të tij ekzekutiv. Sidoqoftë, Paneli ka vendosur të mbyllë shqyrtimin e kësaj lënde. Kjo lëndë ka të bëjë me përvetësimin e supozuar të pronës së ankuesit dhe si rezultat i kësaj pretendimet për shkeljet e të drejtave.

Paneli në lëndën nr. 2015-02, Ramadan Hamza kundër EULEX-it, ka konstatuar se ankesa ishte e papranueshme në pajtim me rregullën 25 (1) të Rregullores së punës, si dhe të OPLAN-it të EULEX-it Kosovë për sa i përket shkeljeve të supozuara të të drejtave të tij në kontekst të procedurave gjyqësore në gjykatat e Kosovës, për të cilat Paneli nuk ka kompetencë.

Në lëndën nr. 2015-14, Miodrag Konic kundër EULEX-it dhe në lëndën nr. 2015-16, Vuleta Vostic kundër EULEX-it, Paneli ka vendosur t’i heq këto aplikacione nga lista e vet e lëndëve në përputhje me Rregullën 29 shtesë paragrafi 1(1) i Rregullores së punës:

Rregulla 29 shtesë. Heqja e ankesës nga lista e lëndëve

  1. Paneli mund të heq ankesën nga lista e lëndëve në cilëndo fazë të procedurës, atëherë kur rrethanat çojnë në përfundim se:

(1)    Ankuesi nuk ka qëllim të vazhdoj me ankesën e tij/saj;

Në këto raste, Paneli nuk ishte në gjendje të vendoste komunikim të duhur me ankuesit.

Të gjitha vendimet e Panelit janë publikuar në faqen e internetit të Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, në: www.hrrp.eu.

Aktualisht janë tridhjetë e shtatë (36) ankesa në pritje pranë Panelit.

Paneli ka mbajtur takime me znj. Marianne Fennema, shefe e Zyrës Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut të EULEX-it Kosovë si dhe me znj. Katja Dominik, shefe e Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it Kosovë, të martën me datën 13 qershor 2017.

Seanca e ardhshme e Panelit është planifikuar të mbahet nga data 6 deri me 8 shtator 2017.

Shënime për redaktorin;
Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) për EULEX-in në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit ekzekutiv të tij. Paneli nuk është trup gjyqësor ose disiplinor. Ky mekanizëm merret vetëm me konstatimin nëse ka pasur shkelje apo nuk ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut dhe formulon rekomandime për veprime korrigjuese. Veprimi i tillë nuk përfshinë kompensimin me të holla. Paneli është i pavarur gjatë kryerjes së funksioneve të tij, të cilat i kryen me paanësi dhe integritet.