Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli)

Historiku

Veprimi i Përbashkët qe cili themelon misionin EULEX në Kosovë sikurse edhe CONOPS dhe OPLAN i Misionit parashohin se Misioni duhet të sigurojë respektimin e standardeve për të drejtat e njeriut të pranuara ndërkombëtarisht. Kjo do të bëhet përmes një mekanizmi të jashtëm, Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut, i cili e plotëson përgjegjësinë e plotë të Misionit, tashmë duke përfshirë Njësinë për Hetime të Brendshme dhe Sigurimin nga Auto Përgjegjësia. PSHDNJ u themelua me 29 tetor 2009 ne perpurthje me dispozitat e Veprimit te Perbashket.

Anëtarët

Më datën 4 maj 2010, U.D i Shefit të Misionit EULEX, z. Roy Reeve, emëroi tre anëtarët e përzgjedhur për PSHDNJ të Misionit EULEX në Kosovë. Anëtarët janë:

  1. Z. Antonio Balsamo, shtetas italian,
  2. Znj. Magdalena Mierzewska, shtetase polake
  3. Z. Francesco Florit, shtetas italian, gjykatës i EULEX-it

Anëtarët e PSHDNJ janë emëruar për një mandat njëvjeçar me mundësi të vazhdimit. Përveç këtyre anëtarëve, znj. Gabriele Gaube, shtetase Gjermane, është emëruar me 04 Maj, 2020. si anëtar zëvendësues. Ajo është gjykatëse e EULEX-it, e cila do të zëvendësojë z. Florit, në rast të paraqitjes së konfliktit të interesit për shkak të punës së tij si gjykatësi EULEX-it.

PSHDNJ përkrahet në mënyrë të përhershme nga Sekretariati i cili është i vendosur në Prishtinë.

Mandati

Mandati i PSHDNJ është për të shqyrtuar ankesat nga personat që ankohen të kenë qenë viktima të shkeljeve të drejtave të njeriut nga ana e Misionit EULEX në Kosovë gjatë zbatimit të mandatit të tij ekzekutiv. PSHDNJ është i pavarur në ushtrimin e funksioneve të veta të cilat do t’i kryejë në mënyrë të paanshme dhe me integritet.


Juridiksioni

PSHDNJ shqyrton ankesat që kanë të bëjnë me këto shkelje të pohuara e të cilat kanë ndodhur në Kosovë prej datës 9 dhjetor 2008. Ankesat duhet të dorëzohen në PSHDNJ brenda tre muajve nga 9 Qershori 2010, kur PSHDNJ-ja ka filluar veprimin ose mbrenda gjashte muajve nga data e ndodhjes se shkeljes së pohuar, varësisht se cila është më e favorshme për ankuesin.

Procedura

PSHDNJ shqyrton ankesat në bazë të informacionit me shkrim dhe mund të pranojë edhe paraqitjet me gojë.

Ankuesi

Çdo person mund të parashtrojë ankesë, përveç personelit të EULEX-it në Kosovë, i cili/cila deklaron se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga EULEX-i. Ankuesi mund të përfaqësohet para PSHDNJ përmes avokatit apo përfaqësuesit tjetër të zgjedhur sipas dëshirës. 

Ankesa

Ankesa duhet të parashtrohet me shkrim dhe duhet të nënshkruhet nga ankuesi. Ankesa duhet të përmbajë të gjitha hollësitë relevante për kontaktim dhe faktet e shkeljes së deklaruar me të gjitha dëshmitë dokumentuese. Nëse ekzistojnë vendime të mëhershme për lëndën, atëherë ato duhet t’i bashkëngjiten ankesës.

 

Konkludimet

PSHDNJ ia paraqet konkludimet e veta Shefit të Misionit, dhe aty ku është e nevojshme, jep rekomandime jo obliguese për veprime ndihmëse.  

Rekomandimi nuk mund të rezultojë me kompensim me të holla.

Konkludimet dhe rekomandimet bëhen publike.  

 Konventat relevante të Drejtave të Njeriut , Deklaratat dhe dokumentet e tjera

  1. Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut (1948)
  2. Konventa e Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Fundamentale (ECHR, 1950) dhe Protokolli i saj,
  3. Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial (CERD, 1965),
  4. Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe të Drejtat Politike (CCPR, 1966) dhe Protokolli i saj,
  5. Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore (CESR, 1966),
  6. Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Ndaj Grave (CEDAW, 1979),
  7. Konventa Kundër Torturës dhe Trajtimeve a Dënimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore ose Poshtëruese (CAT, 1984), dhe
  8. Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës (CRC, 1989)

Web-Faqja e Panelit : www.hrrp.eu

Veprimi i Përbashkët i Këshillit të Bashkimit Evropian nr. 2008/124/PPJS, i datës 4 shkurt 2008, i ndryshuar nga Veprimi i Përbashkët i Këshillit, 2009/445/PPJS i datës 9 qershor 2009.