Z. Petko Petkov


Z. Petko Petkov ka diplomuar në Universitetin e Sofjes me titullin magjistër i juridikut. Ai ka shërbyer gjykatës i ri në Gjykatën e Rrethit të Sofjes nga viti 2005 deri në vitin 2007 dhe që nga viti 2007 është gjykatës në Divizionin Penal në Gjykatën Rajonale të Sofjes. Gjatë karrierës së tij si gjykatës penal ka punuar në mijëra raste dhe thelbi i punës së tij ka qenë që t’iu përmbahet gjithmonë parimeve të KEDNj-së dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Nga viti 2014 deri në vitin 2015 ai u emërua ekspert për zëvendësministrin e Drejtësisë të Republikës së Bullgarisë. Gjatë kësaj periudhe ai ishte përgjegjës për përfaqësimin e vendit para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe duhej të ofronte udhëzime metodologjike dhe kontroll mbi veprimtarinë e Drejtorisë brenda Ministrisë. Përveç detyrave që kanë të bëjnë me përcaktimin e mënyrës së veprimit të përfaqësimit procedural para GJEDNj-së, ai ishte i përfshirë drejtpërdrejt në hartimin e ndryshimeve legjislative në lidhje me gjyqësorin.

Prej vitit 2012 deri në vitin 2015 ka qenë ligjerues musafir rreth të Drejtës Penale në Institutin Kombëtar të Trajnimit për Gjyqësorin, ku ka zgjeruar dhe zhvilluar njohuritë e tij në një nivel më teorik dhe akademik.

Ai iu bashkua EULEX-it Kosovë në vitin 2017 si gjykatës penal ndërkombëtar, ku ka punuar deri në fund të mandatit ekzekutiv të Misionit në vitin 2018. Aktualisht është vëzhgues tematik në fushën e krimeve sipas ligjit ndërkombëtar në EULEX.

Z. Petkov është emëruar anëtar zëvendësues i Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut nga shefja e Misionit të EULEX-it Kosovë më 19 dhjetor 2018.