Znj. Magda Mierzewska


Znj. Magda Mierzewska ka diplomuar në Universitetin e Gdanskut, në Poloni, dhe ka arritur shkallën magjistrit të drejtësisë (LLM) në vitin 1980 dhe ka kaluar me sukses Provimin Shtetëror të Polonisë për postet gjyqësore në vitin 1982. Ajo u pranua në Odën e Këshilltarëve Juridik të Gdanskut në vitin 1989, ndërsa e ka fituar titullin LLM në të Drejtën e Bashkimit Evropian në Universitetin Leicester në vitin 2005.

Znj. Mierzewska ka punuar si mësimdhënëse në Fakultetin Juridik, Departamenti i të Drejtës Ndërkombëtare, në Universitetin në Gdanskut nga viti 1982 deri në vitin 1991. Ajo u emërua Avokate në Sekretariatin e Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut në Strasburg në vitin 1993. Pastaj, nga viti 1998 ajo ishte punësuar si shefe e Divizionit në Sekretarinë e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Francë.

Ajo ka një përvojë të gjatë në trajnimet ndërkombëtare për çështje të ndryshme thelbësore dhe
procedurale për të drejtat e njeriut, kryesisht për avokatë, gjykatës, prokurorë dhe organizata joqeveritare.

Publikimet e shumta akademike të znj. Mierzewska përfshijnë: Konventa Evropiane për të Drejtat
dhe Liritë Themelore të Njeriut: Dhjetë vite pas Ratifikimit, Zyra për Informim e Këshillit të
Evropës në Varshavë, 2004; Pas dhjetë viteve: Popullariteti i Konventës në Poloni (bashkë-autor),
Shqyrtimi i Ligjeve Evropiane për të Drejtat e Njeriut, botimi i 4, 2004; Pas dhjetë viteve: Praktika
gjyqësore polake voluminoze dhe interesante (bashkë-autor), Shqyrtimi i Ligjeve Evropiane për të
Drejtat e Njeriut, Botimi 5, 2004; Standardet e përcaktuara në praktikën gjyqësore të KEDNj në
Rastet lidhur me shpronësimet dhe aplikimin e tyre për kërkesat pronësore Gjermane, Instituti Polak
për Marrëdhënie të Jashtme, 2005; Procesi i pranimit të Konventës Evropiane për mbrojtjen e të
Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut në Poloni dhe Sllovaki në: Pranimi i Konventës Evropiane
për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, eds. H. Keller, A. Stone-Sweet, Oxford University Press, maj
2008.

Znj. Mierzewska është emëruar anëtare e Panelit për Shqyrtimin e Drejtave të Njeriut të EULEX-it
nga ushtruesi i detyrës së shefit të misionit EULEX më 4 maj 2010.

 

Ish anëtarët e Panelit



Z. Alexander Fassihi / Suedi / (2021-2022)
Znj. Anna Autio / Finland / (2019-2021)
Z. Guénaël Mettraux / Zvicra / (2012 – 2021)
Znj. Anna Bednarek / Polonia / (2016 – 2021)
Znj. Magda Mierzewska / Poloni / (2010 – 2018)
Z. Antonio Balsamo / Itali / (2010 – 2012)
Z. Francesco Florit / Itali / (2010 – 2012)
Znj. Katja Dominik / Gjermani / (2012 – 2016)
Znj. Gabriele Gaube / Gjermani / (2009 – 2010)
Znj. Verginia Micheva-Ruseva / Bullgari / (2011 – 2013)
Znj. Elka Filcheva-Ermenkova / Bullgari/ (2013 – 2017)
Z. Jorge Martins Ribeiro / Portugali / (2017 – 2018)